Shkurt.ch
Zvicra, 5.2% më pak eksport
Në tremujorin e tretë ekonomia e Zvicrës ka përsëritur nga tremujori paraprak bilancin negativ sa i përket eksportit. Sipas Drejtorisë Federale të Administratës Doganore, eksportet kanë shënuar një rënie prej 5.2%, ndërkohë që importet janë ulur edhe më shumë, gjegjësisht për 10.1%.
Rënia më e madhe e eksporteve është shënuar në industrinë e makinave dhe atë elektronike si dhe në industrinë e letrës dhe grafike. Më pak është eksportuar edhe duhani dhe kafeja.
Në këtë sfond të zvogëlimit të eksporteve, përjashtim bën shitja e mallrave nga Zvicra në Amerikën Veriore dhe në Oqeani.
Ndërsa rënia më e madhe e eksporteve zvicerane është regjistruar në Azi, që ndryshe është importuesi i dytë më i madh i mallrave nga Zvicra.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












