Shkurt.ch
Zvicra synon regjistrimin e imamëve që vijnë nga jashtë
Bashkësia Zvicerane për Siguri, një këshill i përbërë nga federata dhe kantonet synon regjistrimit të imamëve që predikojnë në Zvicër. Bëhet fjalë para së gjithash për imamët që vijnë nga jashtë
Me rritjen e rrezikut nga ekstremizmi islamik në botë, edhe imamët që predikojnë në Zvicër janë objekt i dyshimeve. Në këtë drejtim janë shqyrtuar mundësi të ndryshme për të evituar rrezikun nga indoktrinimi.
Kështu, Bashkësia Zvicerane për Siguri, një këshill i përbërë nga federata dhe kantonet synon regjistrimit të imamëve që predikojnë në Zvicër. Bëhet fjalë para së gjithash për imamët që vijnë nga jashtë, thotë për “SonntagsBlick” Andre Duvillard, nga bashkësia në fjalë.
Për të realizuar këtë synim ai thotë se mund të merret shembulli i marrëveshjeve për integrim të cilat edhe sot lidhen me imamët që vijnë nga jashtë, transmeton albinfo.ch. Sipas tyre, atyre imamëve që nuk respektojnë marrëveshjet lidhur me njohuritë gjuhësore dhe kulturore, autoritetet mund t`ua mohojnë lejen e qëndrimit në Zvicër.
Duke u ndërlidhur me këtë çështje, Jacqueline Fehr, drejtore për drejtësi në Qeverinë e Kantonit të Cyrihut ka thënë për gazetën se interes të lartë për autoritetet përbën njohja e prejardhjes së imamëve, arsimimi i tyre dhe orientimi fetar që ata kanë.
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë Tregjet e Krishtlindjeve në Schönbrunn, Floridsdorf dhe Favoriten janë hapur tashmë. Sot, hapet edhe tregu i Krishtlindjeve... -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025








