Shkurt.ch
Zvicra do t`u ofrojë azilkërkuesve kurse për “moralin seksual”
Në rast se praktikat nga Norvegjia dhe Danimarka tregohen të suksesshme, atëherë SEM do të vendosë nëse ato përvoja do t`i zbatojë në qendrat federale të azilit
Duke ndjekur shembullin e Norvegjisë dhe Danimarkës, edhe Zvicra do t`u ofrojë azilkërkuesve kurse për moralin seksual. Këtë qëndrim e ka shprehur edhe qeveria federale, gjegjësisht Sekretatiati Shtetëror (SEM).
Ky i fundit është i interesuar që për arritjen e rezultateve jetëgjata në këtë drejtim, i është përgjigjur qeveria një interpelance të bërë në parlament, të bërë nga deputetja Silvia Schenker e SP-së, nga kantoni Baselland, njofton srf.ch
Ajo ka theksuar në interpelancën e saj se këto kurse mund të ndihmojnë azilkërkuesit që të mësojnë kuptimin e sjelljeve të gjinisë femërore në perëndim, që për ta janë të panjohura, transmeton albinfo.ch. Sensibilizimi në këtë pikë ka shumë rëndësi dhe, sipas saj, nuk ka të bëjë vetëm me azilkërkuesit.
Në rast se praktikat nga Norvegjia dhe Danimarka tregohen të suksesshme, atëherë SEM do të vendosë nëse ato përvoja do t`i zbatojë në qendrat federale të azilit.
Nevoja për kurse të tilla është bërë më e theksuar sidomos pas rastit të sulmeve dhe ngacmimeve seksuale të bëra nga azilkërkuesit arabë në Këln natën e vitit të ri të kaluar. Pas atij rasti, opinioni evropian qe sensibilizuar me të madhe, duke kërkuar masa për parandalimin e kësaj sjelljeje të të rinjve që vinin nga një kulturë tjetër.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










