E-Diaspora
Zviceranja blen një qese karota në Lidl, me një celular përbrenda
Pas blerjes që kishte bërë në shitoren Lidl, një klientes i lindi dyshimi. Pasi hapi qesen e blerë me karrota, ajo vuri re se në te ishte gjithashtu një celular.
Vetëm një kilogram të zakonshëm të karotave, zviceranja Pia Ruf ka dashur të blejë në Lidl në Rothrist AG, shkruan “Zofinger Tagblatt”, përcjell Albinfo.ch.
Por, pas blerjes, zviceranja nga Murgenthal u bë në mënyrë të padëshirueshme pronare e një Samsung Galaxy J3: Në qesen e karotavë që kushtonte vetëm 1.25 franga ajo gjeti një smartphone. Papritmas fillova të dyshoj: Vallë, mos ishte telefoni im brenda? Te karotat? Dhe si mund të jetë futur aty?”, i përkujton zviceranja ato çaste, transmeton Albinfo.ch.
“Në rrethin tim të të njohurve fillojnë të qarkullojnë shumë teori”, thotë Ruf, duke buzëqeshur. Është shumë e mundshme që t`i ketë rënë nga xhepi ndonjë punëtori të fabrikës së paketimit.
“Ndoshta personi ka dashur qëllimisht ta zhdukë celularin e tij, në mënyrë që të kërkonte një tjetër të ri nga sigurimi”, dyshon Ruf. Është gjithashtu e mundur që një punëtor ose një punëtore nuk ka dashur të zbulohet nga shefi gjatë kohës së telefonatës. “Në panik, ndoshta personi e ka hedhur celularin në qese”, njofton më tej Albinfo.ch.
Ndërkohë, Lidl nga Zvicra ka mundur të bëjë sqarimet e para nëpërmjet furnizuesit të saj. “Supozojmë se telefoni celular i takon një punëtori nga terreni”, thotë zëdhënësja për media, Corina Milz. Është një rast i izoluar, për të cilin Lidl i kërkoi falje klientit. “Në mënyrë që celulari sërish t`i kthehet pronarit, ne do ta kontaktojmë konsumatorin”.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












