Shkurt.ch

Zvicerania, fotografja sportive më e mirë në botë

Një fotografi që thjesht të lë pa frymë. Kështu e ka vlerësuar një juri ndërkombëtare fotografinë e zviceranes Romina Amato duke ia ndarë çmimin «Red Bull Illume».

Me Rominen ishin edhe katër zviceranë në finalen e njërit prej konkurseve më të mëdha sportive të fotografisë në botë  që ishte  mbajtur në Hong Kong
Në garën e fotografisë ” Avenue e Stars “, Romina Amato ishte femra  e parë që kishte fituar çmimin  “Red Bull illume “, duke e bërë atë praktikisht nga sot fotografen më të mirë sportive në botë .

Një fotografi që mund të quhet  “mister në fund “, thotë Jym Wilson, një nga 50  pjesëtarët e jurisë nga e gjithë bota të cilët përzgjodhën  fotografitë.