Shkurt.ch
Zvicerani i zhdukur gjendet i rrahur brutalisht në Beograd
Të birin e kishte gjetur në gjendje kritike, të shtrirë, me disa thyerje në kafkë dhe me lëndime të tjera, në stacionin intensiv të spitalit”, tregon e ëma e Thomasit
Një person i sëmurë psikik nga Zvicra pasi kishte ikur nga një spital më 21 shtator ishte shpallur i humbur. Ndërkohë Thomasi 22 vjeçar nga Yverdon-i (Vaud) i sëmurë nga shizofrenia ai është gjetur në Serbi, ku rezulton të jetë rrahur. Nëna e tij tregon për 20 minuten se pasi që Thomasi është gjetur të premten e kaluar në Beograd, ajo ka marrë aeroplanin e parë për të shkuar atje.
Të birin e kishte gjetur në gjendje kritike, transmeton albinfo.ch. “I shtrirë, me disa thyerje në kafkë dhe me lëndime të tjera, në stacionin intensiv të spitalit”, tregon ajo.
Thomasi është rrahur në rrugë, në mënyrë brutale. “Por falë zotit ai është gjallë”, thotë e ëma.
Por i riu i sëmurë dhe i rrahur nuk është në gjendje të kujtojë se si ka arritur të shkonte në Beograd dhe asgjë tjetër.
Hera e fundit që është parë ai në Zvicër ka qenë më 21 shtator kur kontrollori i trenit e kakapur pa biletë në linjën Cyrih-St. Gallen. Nga ai çast nuk është ditur asgjë më për të deri në momentin kur është gjetur i rrahur në Beograd.
Hera e fundit q
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë Tregjet e Krishtlindjeve në Schönbrunn, Floridsdorf dhe Favoriten janë hapur tashmë. Sot, hapet edhe tregu i Krishtlindjeve... -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025









