Lajme
Zviceranët, të interesuar për prodhimet shqiptare „bio“
Një grup specialistësh të bujqësisë organike nga Zvicra po zhvillojnë një vizitë 6-ditore në Shqipëri për të parë nga afër prodhimet „bio“ të saj dhe për të studiuar mundësitë e zhvillimit më të madh të kësaj fushe.
Specialistët vizituan ferma dhe njësi të prodhimeve „bio“ në Tiranë, Durrës, Lushnje, Vlorë, Përmet, Gjirokastër dhe Sarandë.
Shumë prej tyre erdhën fillimisht skepktikë në Shqipëri me informacionin e pakët për një vend jo shumë të njohur në Zvicër.
“Besoj se Shqipëria ka potenciale të mëdha dhe të pashfrytëzuara për të zhvilluar bujqësinë organike dhe turizmin“, thotë specialisti Eric Meili, raporton VoA.
„Në sipërfaqe të vogla prodhimet organike dalin me cilësi të shkëlqyer“, thotë Meili.
Itinerari i specialistëve nga Zvicra është organizuar nga Shoqata Shqiptare e Marketingut dhe përmbante kryesisht vizita në vreshta, sera, kopshte perimesh dhe ferma kafshësh.
“Gjëja që më ka bërë më shumë përshtypje është se të gjithë këta përpunues e kanë filluar prodhimin e tyre me sasi të vogla, me punishte dhe sipërfaqe të vogla e me pak bashkëpunëtorë, dhe kjo do të thotë se ruhet cilësia e produktit. Duhen vetëm dy orë fluturim për të ardhur në Shqipëri dhe evropianët duhet të mësojnë mbi këto potenciale bujqësore të këtij vendi. Një tjetër cilësi e veçantë e prodhimeve „bio“ shqiptare është se ato edhe shërbehen me shumë kulturë e dëshirë nga prodhuesit e tyre”, thotë specialisti tjetër, Peter Kuchler.
Agjencitë turistike shqiptare po krijojnë tani edhe një hartë me shtëpitë e agriturizmit, e cila po zmadhohet me shpejtësi.
“Gjëja më mbresëlënëse është që në praktikë bujqësia organike shqiptare është zhvilluar shumë“, thotë specialisti Martin Lichtenhalm.
„Fermerët kanë fituar shumë njohuri dhe i kanë zbatuar në praktikë, por janë krijuar edhe institucionet e para që hapën rrugën për zhvillimin e bujësisë organike. Është ngritur Instituti i Bujqësisë Organike, kemi një trup certifikimi që quhet Albinspekt për certifikimin e fermerëve dhe produkteve organike, kemi edhe një organizatë tjetër, Shoqata Shqiptare e Marketinugt (AAM) që shpërndan shumë informacion në Evropë”, thotë Lichtenhalm.
Sipas të dhënave të fundit, eksportet bujqësore shqiptare po shtohen nga viti në vit drejt vendeve të BE-së, megjithëse Shqipëria i ka kufijtë e hapur për çdo import bujqësor nga vendet fqinje për shkak të marrëveshjeve të tregtisë së lirë.
Prodhimet shqiptare pëlqehen kryesisht prej faktit se janë bio dhe të pamodifikuara gjenetikisht. Ky origjinalitet, pohojnë ekspertët, ka rritur mjaft vlerat konkurruese të prodhimeve shqiptare.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik












