Zviceranët, shumë të kënaqur me sistemin e tyre politik
Në planifikimet afatgjata, në Zvicër bëhet përpjekje që të sigurohet një miratim sa më i gjerë nga populli votues
Plot 67 për qind të zviceranëve duken të kënaqur me sistemin politik të vendit të tyre. Ndryshe nga zviceranët, fqinjtë e tyre, gjermanët dhe austriakët janë shprehur dukshëm më të pakënaqur me sistemin politik të vendeve përkatëse.
Këtë e ka konstatuar një sondazh i porositur nga magazina “Reader`s Digest”, njofton 20 Minuten.ch . Sipas sondazhit, vetëm 29 për qind të gjermanëve dhe 34 për qind e austriakëve shprehen të kënaqur me sistemin e tyre politik.
Sipas shpjegimit që bën sociologu gjerman nga universiteti i Bielefeldit Stefan Liebig, rezultati i tillë i Zvicrës është lehtë i shpjegueshëm. Në Zvicër populli është shumë më tepër i përfshirë në zgjedhjen e çështjeve të caktuara. Në planifikimet afatgjata, në Zvicër bëhet përpjekje që të sigurohet një miratim sa më i gjerë nga populli votues”.
Në sondazhin e bërë në Zvicër është angazhuar instituti për hulumtimin e tregut Demoscope, i cili ka anketuar 1008 persona, ndërsa në Gjermani dhe Austri ka qenë instituti për hulumtimin e opinionit Emnid që ka kryer sondazhin e njëjtë.
Sipas 41 % të zviceranëve të anketuar, do të ishte më mirë që qytetarët të kenë edhe më shumë qasje në vendimet politike. Ndërkohë, të pakënaqur me nivelin e pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimet politike janë 73 për qind të gjermanëve dhe 56% të austriakëve të anketuar.
E-Diaspora
-
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së Ceremonia e diplomimit u mbajt në Akademinë e FBI-së në Quantico, Virxhinia, Shtetet e Bashkuara të... -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










