Shkurt.ch

Zviceranët shpresojnë më shumë te familja

89 për qind të të anketuarve kanë thënë se më së shumti shpresojnë në martesën e lumtur, në familjen dhe partneritetin që kanë

Shpresat më të mëdha për vitin 2013 zviceranët i mbështesin në familjet e tyre dhe në rrethin e tyre të afërm shoqëror. Këtë e tregon një sondazh i realizuar nga instituti për hulumtimin e opinionit “weiterdenken.ch” dhe ai “swissfuture”.

Për të realizuar këtë sondazh ata kanë marrë mendimet e 7000 personave, të cilët janë pyetur se ku i mbështesin shpresat për vitin që po vjen.

89 për qind të të anketuarve kanë thënë se më së shumti shpresojnë në martesën e lumtur, në familjen dhe partneritetin që kanë. Në vendin e dytë vjen shëndeti personal.

Të pyeturit janë shpreshur në përgjithësi optimistë sa i takon politikës dhe ekonomisë së Zvicrës. Ndërkaq, 7 në dhjetë të anketuar besojnë se sitiata politike ndërkombëtare gjatë vitit 2013 do të përmirësohet.