Lajme
Zviceranët kanë udhëtuar jashtë vendit 30% më shumë se para pandemisë
Në krahasim me vitin 2019, pra para pandemisë, shpenzimet e zviceranëve jashtë vendit ishin për një të tretën më të larta

Në katër muajt e parë të vitit, zviceranët kanë udhëtuar sërish jashtë vendit dukshëm më shumë se në dy vitet e pandemisë. Të paktën këtë e tregojnë shpenzimet pa para në dorë (por me kartë ose online) që kanë bërë atje.
Këto shpenzime ishin rreth dy herë më të larta se vitin e kaluar, transmeton albinfo.ch. Por ajo që është më e rëndësishme, edhe në krahasim me vitin 2019, pra para pandemisë, shpenzimet ishin për një të tretën më të larta.
Vendet fqinje si Italia dhe Franca kanë përfituar në veçanti nga shpenzimet dukshëm më të larta që kanë bërë udhëtarët zviceranë. Kështu, në këto vende, krahasuar me vitin 2019, ka një rritje për një të katërtën gjegjësisht një të pestën, siç shihet nga të dhënat e Monitorimit të Konsumit në Zvicër, shkruan srf.ch.
Kur jemi te vendet fqinje, shpenzimet kanë mbetur vetëm në Gjermani rreth 9 për qind nën nivelin e para krizës. Një arsye për rënien e ndjeshme në Gjermani mund të ketë qenë masat më të rrepta të koronës që kanë qenë në fuqi atje për një kohë të gjatë.
Të dhënat përfshijnë pagesat pa para të gatshme që përpunohen përmes rrjetit të ofruesit të shërbimeve financiare Worldline në Zvicër.
Megjithatë, zviceranët po shpenzojnë gjithnjë e më shumë në vendet më të largëta, pra më larg se vendet fqinje. Këto janë të përmbledhura në statistikat nën titullin Bota, përcjell albinfo.ch. Në këtë kategori, shpenzimet pa para në dorë, të bëra nga zviceranët janë rritën me më shumë se një të tretën krahasuar me vitin 2019.
E-Diaspora
-
Britani
Çifti Bujupi fiton 600 mijë euro në lotarinë britanike: Do ta ndihmoj nënën në Kosovë Fat i madh për çiftin Bujupi në Britani: 600 mijë euro në loto...
-
Orkestra Simfonike e TKOBAP-së mahnit në Festivalin “Respighi Bologna 2025”
-
Bern
Shoqata “Bashkimi” në Bern organizon festë për 28 Nëntorin
-
Kosova, e vetmja përfaqësuese e librit shqip në Panairin e Frankfurtit
-
Ekspozitë: “Migracioni – E ardhmja në retrospektivë”
Jeta në Austri
-
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 Austria regjistroi 13,032 kërkesa për azil në vitin 2025, një rënie prej 32% krahasuar me të...
-
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese
-
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente
-
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz
-
Rregulla të reja për punonjësit e pavarur në Austri nga viti 2026