Shkurt.ch

Zviceranët shpenzojnë 95 miliardë franga në vit për trafik

Nga 94.7 miliardë franga sa janë shpenzuar për komunikacionin ë përgjithësi, vetëm ai rrugor ka kushtuar 78 miliardë

Zyra Federale për Statistikë (BFS) ka bërë një regjistrim të gjithë kostos që zviceranët e kanë bartur gjatë vitit 2010 sa i përket komunikacionit. Marrë së bashku, të gjitha shpenzimet si për qarkullimin e njerëzve ashtu dhe atë të mallrave janë shpenzuar 94.7 miliardë franga, që është 6 për ind i brutoproduktit nacional të Zvicrës, ose mesatarisht nga 12 mijë franga për secilin banor.

Më së shumti janë shpenzuar për komunikacionin rrugor gjegjësisht 78 miliardë. Këtu hyjnë 5.9 miliardë për këmbësorët dhe për qarkullimin me biçikleta.

Nga ana tjetër trafiku hekurudhor ka kushtuar brenda vitit të përmendur 10.3 miliardë franga ndërsa ai ajror 6.4 miliardë.

Marrë në përgjithësi qarkullimi i njerëzve përbën më shumë se tri të katërtat e kostos së gjithëmbarshme të komunikacionit.