Zviceranët preferojnë ruajtjen e formulës së tashme të qeverisjes
34 për qind e të pyeturve nuk preferon ndërrime në përbërjen e qeverisë federale, ndërsa 15 për qind, po
Në sondazhin e publikuar të dielën mbi tendencat politike të zgjedhësve zviceranë, të kryer nga Isopublic me porosi të gazetës SonntagsZeitung, respodentët janë pyetur veç tjerash edhe për qeverisjen me konkordancë (qeverisja me marrëveshje të partive më të mëdha, praktikisht pa opozitë).
34 për qind e të pyeturve nuk preferon ndërrime në përbërjen e qeverisë federale, ndërsa vetëm 8% do të ishin të kënaqur me një qeveri të qendrës dhe të majtë. Një qeveri të qendrës dhe të djathtë ndërkaq do ta dëshironin edhe më pak respondentë, gjithesj 7%, shkruan Tages Anzeiger.ch.
Po ashtu sondazhi ka shtruar edhe pyetjen lidhur me simpatinë që gëzojnë anëtarët e qeverisë federale. Në këtë sondazh, e para ka dalë presidentja e deritashme Doris Leuthard me 79%. Ndërsa e fundit është ministrja e jashtme dhe tashmë presidentja e vendit, Micheline Calmy-Rey me 42%. Vetëm një vit më parë Rey gëzonte simpatinë e 61% të të anketuarve.
E-Diaspora
-
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së Ceremonia e diplomimit u mbajt në Akademinë e FBI-së në Quantico, Virxhinia, Shtetet e Bashkuara të... -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










