Kosova
Nga 2 korriku, aeroplanë të mëdhenj në linjën Cyrih-Prishtinë
Zviceranët po i bëjnë gati aeroplanët e mëdhenj për linjën Cyrih-Prishtinë
Duke qenë se ka rënie të shifrave të të infektuarve me COVID-19 dhe nisja e procesit të vaksinimit në gjithë botën ka bërë që edhe shtetet në Evropë të shkojnë drejt hapjes, transmeton albinfo.ch.
Kjo do të ndikojë edhe në rritjen e udhëtimeve nga një shtet në shtetin tjetër, sidomos te një numër i madh i shqiptarëve që jetojnë në shtete të huaja, e që këtë verë pritet t’ia mësyjnë me të madhe Kosovës për pushime verore.
Siç shkruajnë mediat zvicerane, kompanitë e fluturimeve të shtetit helvetik po i bëjnë gati aeroplanët më të mëdhenj që kanë në dispozicion për t’i lëshuar në linjën nga Cyrihu për në Prishtinë.
Këta aeroplanë të tipit “Airbus” që kanë në dispozicion nga 314 ulëse, do të fillojnë fluturimet nga 2 korriku dhe do të jenë në dispozicion deri më 4 gusht.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dy shqiptarë arrestohen pas ndjekjeje të rrezikshme në autostradën A15 në Itali Ndjekje spektakolare në A15, arrestohen dy shtetas shqiptarë... -
Itali
Projekti “Biblioteka shqip” pasuron bibliotekat në jug të Italisë me libra në gjuhën shqipe -
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova -
Chair Airline nis fluturimet direkte Vlorë-Cyrih -
Votat e diasporës i sigurojnë VV-së edhe një mandat, PDK humb një deputet
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja











