Shkurt.ch
Zviceranët parapëlqejnë burgun më shumë se gjobat
Gjithnjë më shumë dënime me gjobë po kthehen në dënime me burg. Krahasuar me vitin 2004 ky trend është rritur për 50 për qind
Personat e dënuar në Zvicër parapëlqejnë mbajtjen e burgut para pagesës së gjobës. Megjithatë gjatë vitit 2014 në Zvicër ka pasur më pak të dënuar që kanë mbajtur burg se një vit më parë. Ndërsa numri i të burgosurve me dënime të kohëzgjatjes së mesme në burgje ka arritur rekord, me 5000 persona.
Në të gjitha llojet e burgjeve dhe për të gjitha dënimet gjatë vitit 2014 në Zvicër kanë përfunduar prapa grilave 9200 persona, njofton Zyra Federale për Statistikë (BFS) . Kjo është për 5.4% më pak se në vitin 2013. Edhe sanksionet tjera gjatë vitit 2014 janë shqiptuar më rrallë se një vit më parë. Kështu, 3300 persona kanë si masë ndëshkuese kanë pasur angazhimin në punë për të mirën publike, 200 sish kanë mbajtur pranga elektronike në këmbë.
Ndërsa numri i personave me dënime të kohëzgjatjes së mesme është rritur për 300 veta ose për 6.2%. Shkaku kryesor për këtë rritje është se gjithnjë më shumë dënime me gjobë po kthehen në dënime me burg. Krahasuar me vitin 2004 ky trend është rritur për 50 për qind.
96 për qind të të burgosurve gjatë vitit 2014 kanë qenë meshkuj dhe rreth 2/ 3 kanë qenë të huaj. Shikuar sipas përkatësisë në kuptim të gjerë përbërja e të burgosurve ka qenë kështu: 30% nga Zvicra, 30% nga shtetet tjera të Evropës dhe 30% nga Afrika.
Më së shumti të huaj të që kanë rënë në burg gjatë vitit 2014 ka pasur nga Algjeria: 584, Rumania: 438, Tunizia: 337, Serbia: 336 dhe nga Nigeria: 320 të burgosur.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt Është promovuar libri “Parabolat e jetës dhe artit” me autor Arsim Kajtazin që i kushtohet veprës... -
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










