Tematike
Zviceranët nuk duan dorëzimin e armëve
Dhjetë vjet më parë, stilistja e flokëve, Christine Dousse, frikësohej nga armët. Pastaj vajza e bindi që të shkonte në një poligon armësh. Tani ajo shkon dy herë në javë për të ushtruar shtënien me armë.
Dousse dhe më shumë se 500 anëtarë të tjerë të poligonit në Romont besojnë se trashëgimia e tyre është në rrezik nga rregullat e reja për përdorimin e armëve që zviceranët pritet t’i përkrahin në referendumin e së dielës.
“Kur jam e shtrirë dhe kam përballë cakun, nuk e di si ta përshkruaj këtë moment, por më ndihmon të harroj ditën e keqe. Më ndihmon që të heq stresin dhe gjërat negative nga mendja”, thotë Christine për Reuters, transmeton albinfo.ch.
Edhe pse Zvicra ka më së shumti banorë që janë të pajisur me leje për armëmbajtje në Evropë, sontazhet tregojnë se dy nga tre votues përkrahin kontrollin e armëve nga Bashkimi Evropian që prej sulmit terrorist në Paris gjatë vitit 2017.
Ligjet e reja evropiane e bëjnë më të vështirë blerjen e armëve gjysmautomatike dhe më të lehtë kontrollin e tyre nëpërmjet databazës.
Parlamenti dhe Qeveria zvicerane përkrahin ligjet e reja, por entuziastët frikësohen se ky është një hap drejt çarmatosjes së tyre.
Zvicra duhet të pranojë ligjet e reja të armëmbajtjes nëse dëshiron të jetë pjesë e Schengenit, përndryshe armët e ndaluara shumë lehtë mund të arrijnë nëpër BE nga dyqanet zvicerane.
“Qeveria po tenton të frikësojë njerëzit për të pranuar këtë ligj, por për mua është ligj qesharak”, thotë Dousse.
Oliver Curty që përdor armët që prej moshës 12-vjeçare, thotë se ky është veç një hap për ndalimin e armëve.
Propozimi i BE-së ka nxitur reagim të madh në Zvicër, pasi me këtë ligj i jepet fund mundësisë që veteranët të mbajnë armët edhe pas pensionimit nga shërbimi ushtarak.
Sipas statistikave të vitit 2017, shtetasit zviceranë janë pronarë të 2.3 milionë armëve.
Në Shtetet e Bashkuara, si krahasim, popullsia prej 326 milionë ka në pronësi 393 milionë armë.
E-Diaspora
-
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt Më 14–15 prill 2026 mbahet Samiti IV i Diasporës Shqiptare... -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë -
Hamburg
Promovohet libri “Skënderbeu – Një hero arbëror i Evropës” më 7 shkurt në Hamburg -
Diaspora
Diaspora rrit të ardhurat e Kosovës +4% më shumë në vitin 2025 -
Itali
Brilant Milazimi përfaqëson Kosovën në Bienalen e Venecias 2026
Jeta në Austri
-
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro Vjena pret që deficiti buxhetor i vitit 2025 të arrijë në total 2.8 miliardë euro, 1... -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin













