Shkurt.ch
Zviceranët më pak punë dhe më shumë pushim
Mesatarja e punës në javë në Bashkimin Evropian ishte 36 orë dhe 24 minuta
Në vitin 2018, punonjësit zviceranë shpenzuan 7.9 miliardë orë pune – kjo duket e lartë, por orët totale të punës në javë kanë rënë dhe më shumë punonjës zviceranë po marrin pushime.
Sipas Zyrës Federale të Statistikave (FSO), midis vitit 2013 dhe 2018, orët e punës javore të punonjësve me orar të plotë ranë me një mesatare prej 5 minuta, deri në 41 orë dhe 8 minuta në Zvicër dhe numri i javëve të pushimeve vjetore u rrit në 5.2 javë, përcjell albinfo.ch.
Punëtorët zviceranë në mes të moshës 20 dhe 49 vjeç marrin mesatarisht 4 javë pushime, më pak se ata të moshës 15 dhe 19 vjeç që marrin 5 javë pushim, shkruajnë mediat zvicerane.
Sidoqoftë, punonjësit më të moshuar morën më shumë, duke llogaritur mesatarisht gati gjashtë javë pushim.
Sektorët ku punohet më shumë
- Agrikultura (2018: 45 orë dhe 48 minuta)
- Sektori i shërbimit (42 orë dhe 7 minuta)
- Shërbimet e pavarura, shkencore dhe teknike (41 orë dhe 54 minuta)
- Kredia dhe Sigurimi (41 orë dhe 38 minuta).
Por, si krahasohet fuqia punëtore e Zvicrës me vendet e tjera.
Sipas FSO, të dhënat globale të krahasimit mblidhen ndryshe dhe duke shikuar fuqinë punëtore totale (që përfshin punonjësit me kohë të pjesshme), ku Zvicra u regjistrua me 35 orë dhe 48 minuta në 2018, duke e bërë atë një nga vendet me orët më të ulëta të punës në javë, pas Francës (35 orë dhe 54 minuta), por përpara Gjermanisë (34 orë dhe 48 minuta), përcjell tutje albinfo.ch.
Sipas studiuesve, renditja e Zvicrës lidhet drejtpërdrejt me proporcionin e lartë të punëtorëve me kohë të pjesshme.
Vendet evropiane
Greqi: 40 orë dhe 36 minuta
Franca: 35 orë dhe 54 minuta
Zvicra: 35 orë dhe 48 minuta
Gjermania: 34 orë dhe 48 minuta
Holanda: 31 orë dhe 36 minuta
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











