Shkurt.ch
Zviceranët, më emocionalë se italianët
Singapori është vendi më pa emocione në botë. Kështu të paktën thotë një sondazh i Gallup-it. Zviceranët, nga ana tjetër, tregojnë më shumë ndjenja se fqinjët e tyre.Njerëzit më pa ndjenja jetojnë në Singapor. Vetëm 36 për qind e banorëve të shtetit aziatik thonë se ata kanë përjetuar emocione pozitive apo negative ditët e fundit. Kështu thotë një studim i publikuar së fundi nga sondazhi i Institutit Gallup Uashington.”Gallup” kishte anketuar njerëz në 151 vende të botës, duke i pyetur nëse kanë përjetuar ditët e fundit një ose më shumë se dhjetë emocione të ndryshme. Kështu, pjesëmarrësit në studim janë pyetur nëse ata kanë qeshur shumë apo kanë mësuar diçka interesante. Po ashtu janë pyetur nësa janë gëzuar, kanë përjetuar trishtim, zemërim apo edhe stres. Të dhënat janë mbledhur në mes të viteve 2009 dhe 2011.Përveç në Singapor, njerëzit pa ndjenja prijnë në ish-republikat sovjetik: Rusi, Gjeorgji, Lituani, Ukrainë, Bjellorusi, Kazakistan dhe Kirgistan. Vendi më emocional në Evropë, sipas studimit, është Spanja. Zvicra radhitet në vendin e 98-të. Zviceranët janë më shumë emocionalë sesa italianët dhe gjermanët.Bloomberg BusinessWeek ka publikuar një hartë të botës me rezultatet nga të gjitha vendet e studiuara.”Sjelljet e tilla, si emocione pozitive dhe negative, janë treguesit më të rëndësishëm të mirëqenies sociale në vend”, thonë në Institutin e këtij hulumtimi.Singapuri është me të vërtetë një nga vendet më të suksesshme ekonomike në botë, ka thënë studiuesi i Gallupit, Jon Clifton, për Bloomberg Businessweek.
E-Diaspora
-
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia Një 28-vjeçar dhe një 33-vjeçar shqiptar u arrestuan në vendngjarje. Njëri prej tyre kishte pësuar plagë... -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










