Shkurt.ch
Zviceranët mbeten popull qiraxhinjsh të banesave
Në vitin 2014 në Zvicër kanë qenë vetëm 37 për qind të banesave në pronësi të atyre që i kanë banuar ato. Një përqindje kaq të ulët të banesave në pronësi private nuk e ka asnjë shtet tjetër i Evropës.
Përkundër faktit se ka pasur një boom të madh të blerjes së banesave dhe shtëpive private, Zvicra mbetet vend i njerëzve që paguajnë qira për banesat e tyre.
Në vitin 2014 në Zvicër kanë qenë vetëm 37 për qind të banesave në pronësi të atyre që i kanë banuar ato. Një përqindje kaq të ulët të banesave në pronësi private nuk e ka asnjë shtet tjetër i Evropës.
Numri i pronarëve të banesave dhe shtëpive në Zvicër nga viti 2000 deri në vitin 2014 është rritur për një të katërtën, duke arritur në 1.34 milion. 930 mijë prej tyre janë shtëpi private dhe pjesa tjetër janë banesa (apartamente).
Nga ana tjetër, numri i banesave me qira gjatë periudhës së njëjtë është rritur për 10 për qind duke mbërritur në 2 milionë sish, transmeton albinfo.ch mediet zvicerane.
Përqindja e banesave në pronësi private nga viti 1970 deri tash ka shënuar rritje të vazhdueshme, nga 28.5% sa ka qenë në atë vit, ka arritur në 37% në vitin 2014.
Kjo rritje nuk e ka ndryshuar vendin e Zvicrës në listën përkatëse të shteteve të Evropës. Ajo mbetet e fundit në këtë listë të shteteve të BE-së që përcakton numrin e banesave private në raport me ato të paguara me qira.
Sipas një statistike të bërë në vitin 2014, përqindjen më të lartë të banesave ose shtëpive në pronësi private e ka pasur Rumania, gjithsej 96 %., ndërsa më të ultën, Gjermania, 53 %, pas së cilës vjen Austria me 57%. Mesatarja në BE është 70%.
Ndryshime sa i përket banimit në banesa private ose me qira, ekzistojnë edhe në Zvicër, në mes të kantoneve dhe regjioneve.
Kështu, në kantonin Valis dhe në atë Appenzell-Innerrhoden përqindja e banesave ose shtëpive në pronësi private është e përafërt me atë të Austrisë (rreth 57%).
Nga ana tjetër, në qytetet Bazel dhe Gjenevë kjo përqindje është 16 gjegjësisht 18%.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










