Shkurt.ch
Zviceranët kanë paguar 3.8 për qind më shumë për shëndetësi
Përcaktues për rritjen e kostos ka qenë ngritja e çmimit të trajtimit ambulantor nëpër spitale. Në këtë segment ka pasur shtrenjtim prej 8.0%
Kostoja e sigurimit shëndetësor bazë (të detyruar) gjatë vitit 2016 është shtrenjtuar 3.8 për qind për person në krahasim me një vit më parë. Siç njofton bashkësia e sigurimeve shëndetësore Santesuisse në një komunikatë, kjo rritje e kostos është një trend që po vazhdon prej disa vitesh, shkruan srf.ch.
Përcaktues për rritjen e kostos ka qenë ngritja e çmimit të trajtimit ambulantor nëpër spitale. Në këtë segment ka pasur shtrenjtim prej 8.0 për qind, transmeton albinfo.ch. Ndërsa çmimet e paguara për shërbimet e mjekëve me ordinanca private janë rritur 3.5% për person të siguruar.
Santesuisse tërheq vërejtjen se ngritja e vazhdueshme e kostos është për brengosje pasi që në të njëjtën kohë pagat kanë pasur një ngritje fare të vogël.
Shifrat janë publikuar dje, e martë, dy ditë para publikimit të premive të sigurimeve shëndetësore për vitin 2018. Ngritja e çmimeve të premive është në varësi nga lëvizja e çmimeve të shërbimeve shëndetësore në përgjithësi.
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë Tregjet e Krishtlindjeve në Schönbrunn, Floridsdorf dhe Favoriten janë hapur tashmë. Sot, hapet edhe tregu i Krishtlindjeve... -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025










