Shkurt.ch
Zviceranët japin 10.7 miliardë franga për shoping jashtë vendit
Mallrat që më së shumti blihen nga zviceranët në vendet fqinje janë artikujt ushqimorë. Për to janë dhënë gjatë vitit që shkoi 2.41 miliardë franga
Fenomeni i furnizimit me artikuj të ndryshëm jetësorë në vendet fqinje është i vjetër dhe në vazhdimësi në teh të kritikës. Por ai po bëhet edhe më i theksuar sidomos që nga viti i kaluar kur qe përmbysur kursi i frangut me euron. Kështu, gjatë vitit 2015 zviceranët kanë shpenzuar 10.7 miliardë franga në shopingun jashtë vendit, që është për 6 për qind më shumë se në vitin 2013 kur kursi i frangut me euron ishte 1.24.
Siç konstaton një stuidim i organizatës për hulumtimin e tregut GfK, mallrat që më së shumti blihen nga zviceranët në vendet fqinje janë artikujt ushqimorë. Për to janë dhënë gjatë vitit që shkoi 2.41 miliardë franga. Në vendin e dytë për nga shuma e shpenzuar e parave vijnë artikujt e veshmbathjes me 1.82 miliard franga.
Studimi ka konstatuar se 57 për qind e ekonomive familjare të Zvicrës blejnë së paku nga një herë në muaj artikuj të ndryshëm në vendet fqinje.
E-Diaspora
-
Bau Investment Schweiz AG zgjeron portofolin me një nga projektet rezidenciale më të larta në Effretikon Kompania Bau Investment Schweiz AG, me seli në Schlieren të Cyrihut, po forcon praninë e saj... -
Zvicër: Sa flitet gjuha shqipe në shtëpi -
Gjermani
Turnir futsalli në Berlin për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së -
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore














