Shkurt.ch

Zviceranët i ndjek kriza nga Evropa Jugore

Nga kriza ekonomike, me të cilën po përballet Evropa janë prekur edhe zviceranët që jetojnë jashtë vendit. Shumica prej tyre janë detyruar të kthehen në shtëpi për shkak të krizës

Kriza ka bërë të vështirë jetën e zviceranëve që jetojnë sidomos në Evropën Jugore.  Gjithnjë e më shumë prej tyre vijnë përsëri në Zvicër dhe marrin ndihma sociale.

“Vitin e kaluar janë kthyer 80 zviceranë nga Spanja  për shkak të vështirësive ekonomike”, thotë për DRS, Sandro Monti nga Zyra Federale e Drejtësisë. Bëhet fjalë për rreth 50 për qind më shumë se vitin e kaluar.

Por jo vetëm nga Spanja rikthehen zviceranët në vend. Për të kthyer është raportuar edhe nga Italia dhe Greqia, vende të cilat po ashtu po përballen nga kriza  ekonomike.