Shkurt.ch
Zviceranët duan mjekë vendorë dhe që u flasin në gjuhën e tyre
85 për qind të të pyeturve konsiderojnë se personeli në spitale dhe klinika duhet të dijë të flasë në gjuhën e pacientëve
Një sondazh i realizuar me porosi të Federatës së Spitaleve (H+) ka treguar se zviceranët duan qe Zvicra të përgatisë numër të mjaftueshëm të mjekëve dhe jo sikur tash, kur detyrohet të pranojë numër të madh të mjekëve të huaj. Këtë mendim e ndajnë 72 për qind të zviceranëve të anketuar, të moshës madhore.
Më tutje, 85 për qind të të pyeturve konsiderojnë se personeli në spitale dhe klinika duhet të dijë të flasë në gjuhën e pacientëve.
Lidhur me çështjen në fjalë, (njohjen e gjuhës së vendit ga mjekët) është duke u debatuar edhe në Parlamentin e Zvicrës, i cili ka mundësi që të fusë në ligj një detyrim të tillë për mjekët e huaj.
Ndërsa mundësia për të zgjedhur lirisht mjekun dhe spitalin përben një përparësi për zviceranët e anketuar, gjegjësisht për afër 90% të tyre, thuhet në barometrin e shëndetësisë, të publikuar sot.
Më shumë se katër nga pesë të anketuarit kanë shprehur dëshirën që në çdo regjion të ketë nga një klinikë ose spital me shërbimet më të rëndësishme për sigurimin shëndetësor bazë dhe për emergjenca. Ndërsa 58% kanë kërkuar që edhe në regjionet periferike të jetë në dispozicion një ofertë e gjerë mjekësore. Për 77% është me rëndësi që në rast të emergjencës akute spitalin të mos e kenë më larg se 15 minuta.
Marrë në përgjithësi, barometri ka treguar se popullata në Zvicër është përgjithësisht shumë e kënaqur me ofertën e sotme mjekësore në fushën e sigurimit bazik shëndetësor thonë në H+.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore "Suksesi im elektoral bazohet në masë të rëndësishme në mbështetjen e komunitetit shqiptar" thotë Arber Bullakaj... -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën -
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore












