Lajme
Zviceranët dërguan 77 milionë SMS për Vitin e Ri
77 milionë mesazhe të dërguara në Zvicër gjatë ndërrimit të viteve
Konkurenca ndaj mesazheve tradicionale po vjen gjithnjë e më shumë nga aplikacionet online dhe përdorimi i smartphone-ve. Megjithatë, ndërrimi i viteve mbetet ende një moment kulmor për dërgimin e mesazheve në Zvicër. Operatorët e telefonisë mobile, Swisscom, Orange dhe Insieme, kanë transmetuar gjithsej 77 milionë SMS dhe MMS, përcjell albinfo.ch.
Swisscom ka regjistruar 42 milionë mesazhe, duke shënuar një rënie prej 10 për qind krahasuar me ndërrimin e viteve 2011–2012. Ndërkohë, Orange ka konfirmuar trendin pozitiv të shënuar gjatë Krishtlindjeve, me një rritje prej 2.9 për qind, duke arritur në 35 milionë mesazhe, falë abonimeve me SMS të pakufizuara.
Ndërkaq, mungojnë të dhënat nga Sunrise, i cili për datën 25 dhjetor kishte raportuar rezultate veçanërisht negative.
E-Diaspora
-
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova Qendra Kombëtar për Menaxhim Kufitar, i ka publikuar të dhënat më të reja në pikat kufitare.... -
Chair Airline nis fluturimet direkte Vlorë-Cyrih -
Votat e diasporës i sigurojnë VV-së edhe një mandat, PDK humb një deputet -
Ngjarja tragjike në Crans-Montana, nuk raportohet për shqiptarë të prekur -
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja










