Lajme
Zvicër: Vazhdon unifikimi i shoqatave në diasporë
Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike vazhdon projektin për unifikimin e shoqatave edhe në Cyrih.
MDIS-i ka vazhduar takimet me qëllim të unifikimit të shoqatave kulturore që veprojnë në Zvicër. Me këtë qëllim, të enjten, në Cyrih, përfaqësues të MDIS-it kanë zhvilluar një takim me shumicën e shoqatave kulturore që veprojnë në kantonin e Cyrihut.
Po ashtu, drejtoresha e Departamentit për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport në MDIS, Maliqe Hashani, ka thënë se qëllimi i Ministrisë së Diasporës është t’i unifikojë shoqatat kulturore për organizime të veçanta, duke krijuar një javë ose muaj të kulturës shqiptare, ku të gjitha shoqatat do të shfaqeshin me performanca të veçanta.
Një ide e tillë u prit mjaft mirë nga përfaqësuesit e shoqatave, të cilët pohuan se bashkimi i tyre në aktivitete do të ishte hap i duhur dhe i një rëndësie të veçantë.
Gjithashtu, u dakordua që takimet e tilla të vazhdojnë deri në krijimin e një Këshilli apo kryesie të shoqatave shqiptare në Kantonin e Cyrihut. Projekti i unifikimit të shoqatave shqiptare në diasporë ka filluar në Austri dhe do të vazhdojë edhe në vendet e tjera. /Albinfo.ch



Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











