Shkurt.ch
Zvicër: Vala aktuale e gripit, ndër më të gjatat në 30 vitet e fundit
Në rrethana normale, epidemia e gripit zgjat për disa javë më pak, ndërsa është diçka e pazakonshme që virusi aktual B të shkaktojë kaq shumë sëmundje
Vala e gripit në Zvicër këtë vit po zgjat 13 deri 14 javë, duke u bërë kështu ndër epidemitë më të gjata të gripit në tridhjetë vitet e fundit. Këtë e ka thënë për srf.ch Daniel Koch, drejtues i sektorit për sëmundje infektive të Zyrës Federale për Shëndetësi (BAG).
Në rrethana normale, epidemia e gripit zgjat për disa javë më pak, ka thënë Koch më tutje. Sipas tij është diçka e pazakonshme që virusi aktual B të shkaktojë kaq shumë sëmundje. Ky virus zakonisht shkakton një valë më të vogël dhe më të lehtë të gripit.
Gjithashtu është e jashtëzakonshme që kjo valë ka prekur para së gjithash të rinjtë, ka theksuar Daniel Koch. Ai ka shtuar se në raport me valën aktuale të gripit, një vaksinim kundër gripit nuk do të ishte në gjendje të parandalonte më asgjë.
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










