Shkurt.ch
Zvicër: Të rinjtë po diskriminohen për të përfituar pensionistët!
Deputetja nacionale nga GLP, Kathryn Bertschy e shpjegon kështu gjendjen e re: “Gjenerata e vjetër po jeton në kurriz të asaj të re”
Ka kohë që njohësit e çështjes rrahin kambanat e alarmit: Financimi i Fondit të pensioneve është bërë më i vështirë se kurrë më parë.
“Konflrikti i gjeneratave në fondin e pensioneve po ashpërsohet me të madhe. Siç shkruan gazeta “SonntagsZeitung”, për t`i përmbushur garancitë e ngritura të pensioneve që u janë dhënë pensionistëve, njerëzve që punojnë, pa i pyetur askush u merren më shumë kontribute.
Ky transfer po merr përmasa shqetësuese. Shuma e përgjithshme e financimit në mënyrë indirekte të fondeve pensionale ka arritur në 4 dei 5 miliardë franga. Kështu, një person i punësuar humb në vit 1000 deri në 1250 franga vetëm në favor të pensioneve.
Që nga viti 1985 kur është vendosur që ndarja e parave për fondin pensional të jetë e detyrueshme, e deri në vitin 2015, shuma e përmendur ka qenë mesatarisht 1.5 miliard franga në vit, thotë Othgmar Siemon , menaxher i fondit Swisscanto.
Ssipas tij është duke u bërë një vjedhje e mirëfilltë e pensioneve, e cila po rrjedh pa u vënë re dhe si e tillë nuk po kuptohet as nga vetë njerëzit e goditur nga kjo.
Në vitin 2014 Swisskanto vlerësonte shumën e pagesave të transferit në rreth 3 miliardë franga. “Pensionistët janë nga shumë aspekte fituesit. Ata kanë një pension të garantuar dhe përfitojnë njëkohësisht edhe nga rritja e kontributeve të atyre që punojnë, gjë që i forcon pensionet e tyre”; thotë Simeon.
Ndërsa deputetja nacionale nga GLP, Kathryn Bertschy e shpjegon kështu gjendjen e re: “Gjenerata e vjetër po jeton në kurriz të asaj të re”.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










