Lajme
Zvicër: Të rinjtë duan hapjen e menjëhershme të restoranteve
Ndërsa personat nga grupi i të anketuarve të moshave 51 deri 79 vjeç tregohen më të duruar...
Shumica e banorëve të moshës së re të Zvicrës dëshirojnë që restorantet të hapen gjatë marsit. E kundërta ndodh me të moshuarit: ata janë për hapje më të ngadalshme.
Kjo tregohet në një sondazh përfaqësues nga “Link Institute”, të publikuar nga Blick.
Ja si duken preferencat bazuar në moshën e të anketuarve: 45 për qind e tyre midis moshës 18 dhe 50 ishin pro hapjes së restoranteve në mars; 22 për qind votuan për hapjen më 1 prill; 22 për qind për hapjen gjatë prillit dhe 11 për qind, jo para 1 majit
Personat nga grupi i të anketuarve të moshave 51 deri 79 vjeç tregohen më të duruar, trasnmeton albinfo.ch. 36 për qind e tyre ishin për hapjen e restoranteve dhe bareve gjatë marsit, 27 përqind më 1 prill, 30 për qind gjatë prillit dhe 7 për qind, jo para 1 majit.
Përgjegjësit nga Instituti Link thonë se një nga arsyet kryesore për dallimet në preferenca është se grupmosha më e re ka më shumë gjasa të punësohet dhe për këtë arsye më shumë preket nga masat e koronavirusit, transmeton albinfo.ch. Instituti ka anketuar rreth 1100 njerëz për tetë ditë, duke filluar nga 1 marsi.
E-Diaspora
-
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij Familja e të ndjerit deklaroi se fakti që vdekja e tij ishte plotësisht e shmangshme e... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve














