Jeta në Zvicër
Zvicër: Rritje e vogël e Bruto Produktit Vendor në tremujorin e dytë
Pas një rritjeje prej 0.3 për qind në tremujorin e dytë, parashihet që Bruto Produkti Vendor për gjithë vitin 2019 do të ketë një rritje prej 0.7 për qind

Ekonomia e Zvicrës vazhdon të ketë rritje, ndonëse në masë të “moderuar”. Këtë trend e tregon prognoza më e re konjunkturale e realizuar nga Instituti për Hulumtime Ekonomike “BAK Economics” i Bazelit.
Pas një rritjeje prej 0.3 për qind në tremujorin e dytë të këtij viti në krahasim me tremujorin e parë, instituti në fjalë parashikon që Bruto Produkti Vendor për gjithë vitin 2019 do të ketë një rritje prej 0.7 për qind, thuhet në një komunikatë nga Ministria e Ekonomisë në Këshillin Federal (qeverinë e vendit) .
Ndërsa për në vitin 2020 instituti BAK Economics parashikon një zhvillim më të shpejtuar, gjegjësisht 1.3%, transmeton albinfo.ch.
Kërkesa e brendshme dhe e jashtme, në përputhje me trendin në vendet tjera evropiane, ka pasur një zhvillim të dobët. Kjo ngarkon në veçanti degët e ofrimit të shërbimeve.
Konsumi privat, me plus 0.3%, ka pasur gjatë tremujorit të dytë një rritje pak nën mesataren. Ndërsa konsumi shtetëror është rritur dobët (+0.1%). Një rënie të ndieshme e kanë përjetuar investimet në pajisje (-1.0%) dhe në këtë mes është investuar më së paku në makineri.
I frenuar nga kërkesa e brendshme, përgjithësisht e dobët dhe nga eksportet e shërbimeve që kanë pësuar një rënie të lehtë (-0.2%), në tremujorin e dytë, sektori i ofrimit të shërbimeve ka pësuar një rënie të theksuar të dinamikës.
Hoteleria me plus 2.6% dhe sektori i financave me plus 0.7%, kanë shënuar sukses gjatë kësaj periudhe.
Për ndryshim nga gjendja në vendet tjera evropiane, sektori i industrisë ka kontribuuar shumë në rritjen e Prodhimit të Përgjithsëm Vendor të Zvicrës gjatë periudhës në shqyrtim.
Të ngjashme
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Gazeta zvicerane: “Islami shqiptar po bëhet gjithnjë më konservator” "Islami shqiptar në Zvicër, i cili normalisht konsiderohet liberal, po bëhet gjithnjë e më konservator. Në...
-
Shqipe Sylejmani sjell romanin e tretë: “Stolz und Widerstand” – Krenari dhe Rezistencë
-
SHBA
Rron Zeka shpallet studenti më i mirë i shkëmbimit në Universitetin Augustana
-
Shqiptarja nga Kosova në mesin e 25 lidereve më me ndikim në SHBA
-
“Tri Net Film Fest” kthehet për herë të katërt në Freienstein
Jeta në Austri
-
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente Policia e Vjenës paralajmëron për mashtrues që shënjestrojnë apartamentet...
-
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz
-
Rregulla të reja për punonjësit e pavarur në Austri nga viti 2026
-
Austri: Promovohet romanit autobiografik „KREUZTANNE“ nga Fate Velaj
-
Ambasadori Fate Velaj më 23 shtator përuron romanin „Kreuztane” në Traiskirchen të Austrisë