Shkurt.ch
Zvicër: Rekord i migrantëve nga BE-ja
Bie në sy se numri më i madh i atyre që kanë ardhur janë nga shtetet e BE-së të cilat janë duke kaluar nëpër kriza ekonomike. Ata përbëjnë rreth 50 përqindëshin

Viti i kaluar ka shënuar rekord në migrimin e qytetarëve të Bashkimit Evropian në Zvicër Në raportin më të ri që ka publikuar sot Sekretariati Shtetëror për Ekonomi (SECO) thuhet se gjatë vitit 2013 në Zvicër kanë ardhur për të jetuar dhe punuar 66200 qytetarë të BE-së. Deri më tash më së shumti shtetas të këtyre vendeve janë regjistruar si të ardhur në Zvicër në vitin 2008, gjithsej 61200. Në të dyja rastet fjala është për migracionin “neto”, pra pasi të hiqet edhe numri i atyre shtetasve të BE-së që e kanë braktisur Zvicrën.
Ndërsa, po u llogarit edhe numri itë ardhuve nga vendet e treta, saldoja e përgjithshme vjetpre mbërrin në 88.000 të huaj.
SECO këtë rritje e lidh me situatën e mirë ekonomike të Zvicrës pas tejkalimit të pasojave të krizës financiare
Bie në sy se numri më i madh i atyre që kanë ardhur janë nga shtetet e BE-së të cilat janë duke kaluar nëpër kriza ekonomike. Gjysma e migrantëve kanë ardhur nga këto vende ndërsa vetëm 15 për qind nga Gjermania, vend nga i cili për vite të tëra kanë ardhur më së shumti të huaj në Zvicër.
Në vitet pas nënshkrimit të Marrëveshjes për Lëvizje të Lirë numri më i madh i të huajve vinte nga Gjermania, ndërsa pas krizës së vitit 2008, kahu u ndryshua, në favor të atyre nga Evropa Jugore (kryesisht Spanja, Portugalia).
Lehtësimi i qasjes së të huajve nga BE në tregun zviceran të punës ka bërë që në Zvicër të ketë rritje të konsiderueshme të numrit të të punësuarve. Nga viti 2002 ky numër është rritur mesatarisht nga 1.3% në vit, duke u shtuar kështu për 623 mijë numri i të punësuarve deri në vitin 2013.
Në raport thuhet po ashtu se pjesa më e madhe e migrantëve nga këto vende kanë një nivel shumë të mirë arsimimi, transmeton srf.ch. Por, në të njëjtën kohë, edhe grupi i atyre migrantëve që kanë arsimim shumë të ulët është po ashtu i madh. Ata janë mbiproporcionalisht të përfaqësuar në krahasim me nivelin shkollor të zviceranëve, si në kategorinë e personave me shkollim superior ashtu edhe në atë që ka vetëm shkollimin e ulët.
Kjo shpjegohet me faktin se Zvicra gjithnjë më shumë po ka nevojë për të huaj ekspertë por njëkohësisht edhe për të tillë me kualifikime të ulëta. Këta të fundit nuk është e mundur të rekrutohen më nga vendet e treta.
E-Diaspora
-
Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë Pas muajsh përgatitje, filloi aventura unike me tre helikopterë privatë, me synim të veçantë: të prekin...
-
AES fuqizon rolin e diasporës në teknologji dhe siguri
-
Gati 1 milion pasagjerë vetëm në muajin qershor, në Aeroportin e Tiranës
-
VLEN: Deklarata e Ali Ahmetit për regjistrimin është skandal, mërgata meriton përgjigje
-
Gjermani: Mërgimtari keqtrajton 17 vjeçaren nga Kosova
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor