Lajme
Zvicër: Qeveria furnizon farmacitë me 1.5 milion maska mbrojtëse
Përveç shpërndarësve të mëdhenj, eky kontingjent me 1.5 milion maska mbrojtëse i është ofruar tani dehe tregtisë së specializuar, për ta bërë shpërndarjen e tyre te popullata

Këshilli Federal furnizon 1.5 milion maska mbrojtëse për farmacitë dhe drogeritë e vendit. Në këtë mënyrë, qeveria e vendit po përmbush kërkesën e bërë më parë të Shoqatës së Farmacistëve të Kantonit të Cyrihut (AVKZ), shkruan srf.ch.
Përveç shpërndarësve të mëdhenj, eky kontingjent me 1.5 milion maska mbrojtëse i është ofruar tani edhe tregtisë së specializuar, për ta bërë shpërndarjen e tyre te popullata, transmeton albinfo.ch.
“Për kantonin e Cyrihut, kjo do të thotë se që nga javën e ardhshm, maskat mbrojtëse të tipit 2 do të jenë të disponueshme në masë të madhe në farmacitë e këtushme” thuhet në komunikatën e qeverisë.
Dorëzimi barnatoreve u bëhet me çmimin e kostos, (sa ka kushtuar prodhimi) në mënyrë analoge me atë që vlen për shpërndarësit e mëdhenj, por sipas kërkesës, me këshilla të specializuara.
“AVKZ është akoma e bindur se përdorimi i maskave mbrojtëse nga popullata në luftën kundër Covid-19 ka kuptim vetëm në rast se bëhet në mënyrën e duhur dhe është më i ndërlikuar sesa supozohet në përgjithësi”.
Debati mbi mungesën e maskave në treg dhe mbi nevojën ose jo që me to të pajiset popullata ka qenë shumë i pranishëm në mediat zvicerane gjatë gjithë këtij muaji, shkruan albinfo.ch.
Sipas qeverisë, vënia e maskave mbrojtëse nuk luan ndonjë rol me peshë në mbrojtjen nga infektimi me koronaviorus. Ndërsa kritikët sulmojnë qeverinë me pretekstin se ajo në këtë mënyrë po e fsheh mungesën e numrit të mjaftueshëm për gjithë popullatën,të maskave mbrojtëse në depo.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar Një mjek shqiptar në Kanada ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me makinë...
-
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
-
Berlin
Arkitektja Dua Ramaxhiku diplomon në Berlin me temën “Kalaja e Mitrovicës”
-
Kreshnik Dreshaj nga Peja diplomon në Amerikë
-
Britani
Çifti Bujupi fiton 600 mijë euro në lotarinë britanike: Do ta ndihmoj nënën në Kosovë
Jeta në Austri
-
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 Austria regjistroi 13,032 kërkesa për azil në vitin 2025, një rënie prej 32% krahasuar me të...
-
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese
-
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente
-
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz
-
Rregulla të reja për punonjësit e pavarur në Austri nga viti 2026