Lajme
Zvicër: Po vazhdoi kështu, për 5 ditë nuk do të ketë më vend në njësitë intensive
Këtë paralajmërim e ka dhënë në konferencën e sotme për media, Virginie Masserey, Shefe e Kontrollit të Infeksionit në BAG
Njësitë e kujdesit intensiv në Zvicër aktualisht kanë në dispozicion rreth 27% të kapacitetit të tyre. “Nëse numrat vazhdojnë të rriten siç po ndodhë tani, njësitë e kujdesit intensiv do të mbushen brenda pesë ditësh”.
Këtë paralajmërim e ka dhënë në konferencën për media që sapo ka përfunduar, Virginie Masserey, Shefe e Kontrollit të Infeksionit në BAG, shkruan srf.ch.
Por, ka theksuar ajo, nuk ka mungesë të ventilatorëve.
“Pandemia është ende me nivele shqetësuese në të gjithë Evropën. Është shumë herët për të thënë nëse masat e marra javën e kaluar po tregojnë efektin e tyre” thotë Virginie Masserey, transmeton albinfo.ch. Numri i rasteve duket se ka tendencë të stabilizimit.
“Por, pranimet ditore në spitale janë dyfishuar që nga java e kaluar. Numri prej 72 vdekjeve, i raportuar sot, është gjithashtu shumë i lartë”.
Të dhënat e lëvizshmërisë tashmë po tregojnë se njerëzit lëvizin më pak, dhe kjo është tregues se masat megjithatë po tregojnë efekt.
Po, Masserey ka theksuar gjithashtu se është e pamundur të thuhet se çfarë efekti do të kenë masat individuale në situatën epidemiologjike, përcjell albinfo.ch. Për shembull, disa kantone kanë marrë masa edhe më herët. Masat e marra në tërësi do të kenë efekt.
“Edhe nëse shohim një ngadalësim të rritjes së numrit të rasteve ose një stabilizim, prapë se prapë na duhen disa ditë më shumë për të stabilizuar numrin e pranimeve në spitale. Prandaj numri i infeksioneve duhet të ulet shpejt në mënyrë që spitalet të mos mbingarkohen”.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











