Lajme
Zvicër: Personat më pak të arsimuar, duhanpirës më të “fortë”
Zyra Federale e Statistikave ka shkruar se përqindja e atyre që kanë pirë 20 e më shumë cigare në ditë, në 25 vitet e fundit është përgjysmuar nga 12 në 6 për qind
27 nga 100 persona në Zvicër pinë duhan. Këtë e tregon rezultati i sondazhit shëndetësor të bërë për vitin 2017 (kjo është statistika më e re). Ky numër nuk ka ndryshuar shumë vitet e fundit. Mirëpo, numri i duhanpirësve “të rëndë” është ulur ndjeshëm, raporton Zyra Federale e Statistikave.
Kushdo që pi 20 ose më shumë cigare në ditë, konsiderohet “duhanpirës i rëndë”, transmeton albinfo.ch. Zyra Federale e Statistikave ka shkruar se numri i kësaj kategorie duhanpirësish është përgjysmuar nga 12 në 6 për qind në 25 vitet e fundit.
Para së gjithash adoleshentët dhe të rinjtë sot pinë më pak duhan. Po kështu, më pak duhanpirës ka në mesin e klasave më të larta shoqërore.
Sondazhi i përmendur ka gjetur po ashtu edhe dallime të forta sociale dhe të moshës, sa i përket shprehisë së konsumimit të duhanit, kur është fjala për vitin 2017, përcjell albinf.ch. Personat nën moshën 45 vjeçare pinë duhan më shpesh, kur kanë vetëm arsimim të ulët, ose obligativ (43 për qind prej tyre). Ndërsa vetëm 27% të qytetarëve me arsim terciar (shkollim të lartë) janë duhanxhinj.
Tek personat mbi 45 vjeçarë është po ashtu më i madh numri i personave që pinë më shumë cigare në ditë. Përqindja e duhanpirësve “të rëndë” në këtë grupmoshë është 15 për qind në mesin e atyre pa arsimim pas shkollës fillore, transmeton albinfo.ch. Shkalla e përmendur tek personat me shkollim të lartë është vetëm tre për qind.
E-Diaspora
-
Zvicër: Sa flitet gjuha shqipe në shtëpi Sipas shifrave zyrtare gjuha shqipe flitet me 3 përqind... -
Gjermani
Turnir futsalli në Berlin për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së -
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore














