Lajme

Zvicër: Origjina e ushqimit të prodhuar jashtë të përcaktohet më qartë

Këshilli i Shteteve ka miratuar një mocion që kërkon një përcaktim të qartë dhe të detajuar të vendit të origjinës për ushqimet e prodhuara jashtë Zvicrës, përcjell albinfo.ch.

Konsumatorët zviceranë tani do të mund të zbulojnë më lehtë se ku prodhohen produktet që blejnë.

Ndërsa shumë nga ushqimet e shitura në Zvicër prodhohen ose përgatiten diku tjetër, dhe paketimi tregon origjinën e tyre nga BE-ja, nuk është e pazakontë që përbërësit të vijnë nga më larg, për shembull, Kina. Indikacione të tilla, megjithatë, zakonisht mungojnë.

“Fakti që produktet prodhohen ose përgatiten paraprakisht jashtë Zvicrës me lëndë të para të huaja, pa përcaktim të qartë të vendit të origjinës, është mashtrues për konsumatorët”, tha deputeti Jacques Nicolet në mocionin e tij.