Lajme
Zvicër: Numër rekord i aksidenteve gjatë kohës së lirë
Një arsye për këtë ishte moti jashtëzakonisht i mirë në pranverë dhe verë që ka mbretëruar gjatë vitit 2022
Vitin e kaluar, Suva (sigurimi zviceran i aksidenteve) ka regjistruar më shumë aksidente në kohën e lirë se kurrë më parë. Një arsye për këtë ishte moti jashtëzakonisht i mirë në pranverë dhe verë, transmeton albinfo.ch. Shumë të prekur janë lënduar gjatë aktiviteteve në natyrë.
Në përgjithësi, Suva ka regjistruar pothuajse 290,000 aksidente të kohës së lirë, është bërë e ditur të marten nga sigurimi në fjalë. Dhe, ky është niveli më i lartë i shënuar ndonjëherë. Krahasuar me një vit më parë, numri i rasteve është rritur me 14 për qind ndërsa krahasuar me vitin 2019 – viti i fundit para pandemisë së koronës – me 4 për qind, shkruan srf.ch.
Viti 2022 ka ofruar kushte jashtëzakonisht të mira për ski, biçikletë apo ecje, shkruan Suva në komunikatën e saj, përcjell albinfo.ch. Duke filluar nga marsi, moti ishte i jashtëzakonshëm, citohet të ketë thënë statisticieni i Suvas Alois Fässler.
Moti me diell dhe me reshje të pakta bëri që njerëzit të kalonin shumë kohë jashtë. Në asnjë muaj tjetër të vitit Suva nuk ka regjistruar më shumë aksidente sportive dhe ecjeje se sa në mars.
E-Diaspora
-
Zvicër: Sa flitet gjuha shqipe në shtëpi Sipas shifrave zyrtare gjuha shqipe flitet me 3 përqind... -
Gjermani
Turnir futsalli në Berlin për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së -
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore













