Jeta në Zvicër
Zvicër: Më 30 nëntor votohet për tri inicativa popullore
Votohen tri çështje, gjegjësisht tri iniciativa të ndryshme të nivelit nacional. Vendimin për këtë datë e ka marrë dhe e ka shpallur sot Këshilli Federal
Qytetarët zviceranë me të drejtë vote do të dalin më 30 nëntor në votim gjithëpopullor (referendum). Me atë rast ata do të përcaktohen për tri çështje, gjegjësisht tri iniciativa të ndryshme të nivelit nacional. Vendimin për këtë datë e ka marrë dhe e ka shpallur sot Këshilli Federal.
E para dhe më e njohura është iniciativa mjaft e kontestuar “Ecopop”.
E iniciuar nga të liberalet e gjelbër, kjo iniciativë pretendon se në Zvicër ka dendësi të madhe të popullatës, që e dëmton edhe ekuilibrin me natyrën. Sipas bartësve të saj, kjo dendësi vjen nga migracioni dhe rrjedhimisht duhet kufizuar burimet e tij. Ajo që kërkon iniciativa në fjalë është kufizimi i rritjes së popullatës që vjen nga migracioni në shkallën prej 0.2 për qind të popullatës vendëse në tre vjet.
Iniciativa e dytë për të cilën do të votohet më 30 nëntor është ajo për heqjen e tatimeve paushalle. Kjo nënkupton heqjen e mundësisë që pasuria e të huajve të taksohet në mënyrë paushalle. Kjo mënyrë praktikohet te të huajt e pasur që kanë investuar ose kanë sjellë selinë e kompanive të tyre në Zvicër. Duke qenë se shpeshherë tatimet paushalle që u caktohen atyre janë pothuaj simbolike, kjo ka ngjallur pakënaqësi në opinionin zviceran.
Iniciativa e tretë për të cilën pritet të votohet në nivel vendi është e ashtuquajtura “iniciativa e arit”. Ajo kërkon që Banka Nacionale e Zvicrës, 20 për qind të aksioneve të saj t`i ruajë në ari.
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









