Lajme
Zvicër: Maska falas për përfituesit e ndihmave sociale
Konferenca Zvicerane për Mirëqenie Sociale (Skos) u ka rekomandonuar qyteteve dhe komunave që t'ua sigurojnë ato falas përfituesve të ndihmave sociale
Maskat mbrojtëse, bartja e të cilave në transportin publik është bërë e detyrueshme që nga fillimi i javës, kanë çmimin e tyre që nuk mund të nënvlerësohet. Prandaj, Konferenca Zvicerane për Mirëqenie Sociale (Skos) u ka rekomandonuar qyteteve dhe komunave që t’ua sigurojnë ato falas përfituesve të ndihmave sociale, shkruan srf.ch.
Është e vërtetë se shumë persona që varen nga ndihmat sociale nuk udhëtojnë për në punë çdo ditë, por edhe ata kanë nevojë për transportin publik. Kjo ndodh për shembull kur marrin pjesë në masat e integrimit ose nëse fëmijët e tyre udhëtojnë në shkollë me transport publik dhe janë më të vjetër se dymbëdhjetë vjet, transmeton albinfo.ch.
Sipas Presidentit të Shoqatës së Kryetarëve të Komunave të Kantonit të Cyrihut, Jörg Kündig, tashmë ka komuna në këtë kanton ku personat që jetojnë nga ndihmat sociale mund të marrin maska mbrojtëse pa pagesë, përcjell albinfo.ch. Ndërsa komunat e tjera u paguajnë personave të prekur kontributin për maska, krahas shumës normale të ndihmës sociale.
Në qytetin e Cyrihut, përfituesit e ndihmave sociale marrin retroaktivisht shumën për blerjen e maskave, pasi ta tregojnë faturën për maskat e blera.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












