Futboll
Zvicër-Kosovë, biletat do të shiten nga 31 korriku
Shitja e biletave do të bëhet përmes faqes së internetit “ticketmaster.ch”
Kanë mbetur edhe 50 ditë deri te ndeshja mes Zvicrës dhe Kosovës, e vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës 2026 në futboll.
Federata zvicerane e Futbollit ka përkujtuar që ndeshja është pas 50 ditësh dhe në të njëjtën kohë ka njoftuar se biletat dalin në shitje prej 31 korrikut, transmeton albinfo.ch.
Ndeshja do të zhvillohet në “St Jakob-Park” në Basel, më 5 shtator nga ora 20:45.
Stadiumi pritet të mbushet me shikues, ndërsa përkrahja për Kosovën besohet se do të jetë e madhe, për shkak të numrit të madh të shqiptarëve që jetojnë në Zvicër.
Shitja e biletave do të bëhet përmes faqes së internetit “ticketmaster.ch”.
Në grup me Kosovën dhe Zvicrën janë edhe Suedia dhe Sllovenia. Më 8 shtator, Kosova luan me Suedinë, ndërsa Zvicra e pret Slloveninë.
E-Diaspora
-
Hapet shkolla shqipe në Lubjanë për fëmijët e diasporës Nisma realizohet nga Shoqata Shqiptare “Migjeni” me mbështetjen e Ambasadave të Shqipërisë dhe Kosovës... -
Iftari tradicional bashkon personalitete fetare, institucionale dhe diplomatike në Wil -
Lucern
Mbi 100 shahistë në turneun tradicional humanitar të shahut në Lucern -
Më 8 mars në Cyrih, panel mbi sfidat e grave në familje dhe shoqëri -
SVP, me 3700 nënshkrime kundër xhamisë së shqiptarëve në Schwyz
Jeta në Austri
-
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 Të dhënat e reja të Statistik Austria tregojnë më pak martesa dhe divorce në vitin 2025,... -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore -
Baden
Baden-Austri: SHKA „17 Shkurti“ organizon të shtunën koncert për Pavarësinë e Kosovës -
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra














