Shkurt.ch
Zvicër: Konsumimi i drogës dhe alkoolit, pa ndryshime
Këtë konstatim e nxjerr një sondazh që Zyra Federale për Shëndetësi (BAG) e ka realizuar me 11 mijë persona, të pyetur për gjendjen e tyre sa i përket varshmërisë
Konsumimi i substancave që krijojnë varësi, në katër vitet e fundit ka mbetur konstant. Duhanin e konsumon çdo i katërti zviceran ndërsa çdo i pesti pi alkool më shumë se normalja dhe çdo i 15-ti gjatë vitit të kaluar ka konsumuar së paku një herë drogë. Këto të dhëna i nxjerr një sondazh që Zyra Federale për Shëndetësi (BAG) ka realizuar me 11 mijë persona, të pyetur për gjendjen e tyre sa i përket varshmërisë.
Përderisa për shumicën e kategorive të përmendura shifrat kanë mbetur konstante, rritje ka shënuar numri i atyre që pinë alkool deri në dehje ose ndryshe që bëjnë “konsumim eksesiv” të alkoolit. Çdo i dhjeti zviceran pi alkool çdo ditë.
Droga që konsumohet me së shumti është kanabisi: 6.7% të popullatës e kanë konsumuar atë së paku një herë gjatë vitit të kaluar. Ndërsa kokainë kanë konsumuar 0.5% të tyre, heroinë 0.1% etj.
Megjithatë BAG tërheq vërejtjen se shifrat sipas rregullit “duhet të jenë më të ulëta pasi që, deklarimet për konsumimin e drogës nuk janë gjithmonë reale dhe të sinqerta”.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











