Lajme
Zvicër: Janë administruar mbi një e treta e vaksinave të blera Covid-19
Nga 459,700 doza të vaksinës nga Pfizer dhe Moderna të dërguara në Zvicër, 169,783 janë përdorur deri më tani.
Të premten, Zyra Federale e Shëndetit Publik (FOPH) më në fund ndau numrat e azhurnuar të vaksinimit në të gjithë vendin. Pas disa shtyrjeve, qeveria tani do të japë informacion dy herë në javë mbi të dhënat e vaksinimit në kantone.
Deri më tani, shkalla e dozave të administruara për 100 banorë në Zvicër është 1.97. Në shumicën e 26 kantoneve të vendit, më pak se gjysma e dozave të dorëzuara janë administruar. Vaksinimi është nën mesataren e vendit në disa nga kantonet më të populluara të vendit si Cyrihu me 1.62, Berni me 1.11 dhe Vaud me 1.66. Bazeli ka shkallën më të lartë të vaksinimit me 5.54.
Të enjten, Ministri i Shëndetësisë Alain Berset ndau se në shkurt kantoneve do t’u duhej të administronin 525 doza në ditë për 100,000 banorë. Në qershor, ky kapacitet do të duhet të trefishohet në 1,500 doza, përcjell albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025











