Sport
Zvicër: Ilirianët, fitues të kampionatit dhe kupës
FC Iliria ka shkruar këtë sezon historinë e klubit futbollistik shqiptar me dy suksese të mëdha: kanë fituar kupën e Solothurnit dhe kampionatin.
Ata kanë dalë të parët me 43 pikë të tubuara. Me fitorën e arritur dje kundër FC Bellach (3-1), Iliria ka lënë rivalin e drejtpërdrejtë për t’i marrë frontin, SC Fulenbach, me vetëm një pikë diferencë mbrapa.
Sezonin e ardhshëm ekipi shqiptar do të luajë në ligën e dytë ndërregjionale dhe si fitues të kupës së kantonit Solothurn do të përfaqësojnë kantonin në garat për kupën e Zvicrës, duke shpresuar që në shortin e tërheqjes t’iu bien kundërshtarë, si Baseli e Cyrihu.
Kjo është përafërsisht një ndjenjë sikur në finalën e kupes, e rrallë dhe e paharrueshme. Me këta djem e me këtë publik jam shumë i lumtur, deklaron menjëherë pas ndeshjes për albinfo.ch trajneri Përparim Rexhepi.
„Ky, dhe sidomos fitimi i kupës, janë për mua suksesi më i madh në karrierën time. Si fitues të kupës, ne mund të luajmë me Baselin apo Cyrihun“.
Loja sot ka qenë shumë e mirë, në fillim ne avancuam me një gol të hershëm dhe patëm raste ta ngrisim epërsinë në dy e tre gola, por ngarkesa e madhe e lojës bëri që të vuajmë pak me golin e barazimit, por isha i bindur se do t‘ia dalim, veçon Rexhepi.
„Para lojës u thashë djemëve: sot është suksesi i dytë që mund ta shënojmë në historinë e klubit, dilni jashtë, luani, bëni qejf e tregojuni shikuesve një lojë të mirë“, tregon me pak fjalë trajneri i FC Iliria, Përparim Rexhepi, çfarë u ka thënë lojtarëve në kabinë.
Duke filluar nga juniorët e të gjitha grupmoshave e deri te veteranët, FC Ilira luan me 10 ekipe në ligat zvicerane. “Na mungojnë vetëm junirët B“, bën të ditur presidenti i klubit, Hasan Kuçi.
Objektivi ynë është që të konsolidohemi në ligën e dytë ndërregjionale dhe pas dy-tre vjetësh të ngjitemi në ligën e parë, thekson ai.
Presidenti i klubit është i vetëdijshëm që në kategorinë e ligës së parë do t’u nevojiten shumë më shumë mjete financiare se tani, por shpreson që do të afrohen edhe sponzorë të tjerë e të marrin shembullin e sponzorit gjeneral, Nagip Memedi, i cili nga St. Galleni u jep për çdo vit jo më pak se 35 mijë franga.
“Po e mbështet ekipin me 35 mijë euro për çdo vit, sepse më pëlqen disiplina që ka ekipi dhe kryesia. E respektojnë futbollin, e respektojnë sportin. Janë sportistë, e po ashtu janë edhe kombëtarë. Kjo skuadër funksionon me të gjitha strukturat e një klubi futbollistik, kjo është fantastike“, thekson ai.
Fantastike dhe emocionuese ishte loja edhe për portierin e FC Ilirisë, zviceranin e vetëm, Michael Obrecht. Ai nuk përmbahej dot nga gëzimi që kishte arritur t’i fitonte dy tituj brenda një muaji me Ilirinë. „Ky është një ekip fenomenal, jam shumë i lumtur që luaj për FC Ilirinë“, u shpreh ai me kupën në dorë, i bër qull nga shiu që binte pa ndërprerë.
Gëzimi dhe festa e tij me lojtarët, stafin e shikuesit e shumtë që kishin ardhur për t’i mbështetur vetëm sa bëhej edhe më i gjallë mes rrëshqitjev para kamerave për të kapur momentin më të mirë të një kujtimi të veçantë në sportin më emocionues, futbollin. Por, edhe mes shokëve të shumtë shqiptarë, me lojtarin e pandalshëm ofensiv të FC Ilirsë, talentin e ri italian, Bainco Massimiliano.
Pothuajse të gjitha aksionet e rrezikshme kalonin përmes tij, i cili ishte i pandalshëm për kundërshatarët me shpejtësinë e një anësori fenomenal. „
Në këtë ekip ndjehem shumë mirë. Ky është ekipi më i mirë, ne mbahemi bashkë si një familje dhe unë kurrë nuk jam ndier më mirë se tani“, thotë 18-vjeçari italian, Bianco Massimiliano, për albinfo.ch.
Golat i shënuan:
Mërgim Sadrija (min. 7),
FC Bellach (min. 15 goli i barazimit)
Egzon Mustafi (penallti min. 60),
Korab Januzaj (min. 67).
E-Diaspora
-
Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë Pas muajsh përgatitje filloi aventura unike me tre helikopterë privatë, me një synim të veçantë: të...
-
AES fuqizon rolin e diasporës në teknologji dhe siguri
-
Gati 1 milion pasagjerë vetëm në muajin qershor, në Aeroportin e Tiranës
-
VLEN: Deklarata e Ali Ahmetit për regjistrimin është skandal, mërgata meriton përgjigje
-
Gjermani: Mërgimtari keqtrajton 17 vjeçaren nga Kosova
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor