Lajme
Zvicër: Hapja e bërë në prill nuk ka rritur numrin e infeksioneve
"Kemi arsye të mira për të qenë optimistë të kujdesshëm lidhur me situatën epidemiologjike", ka thënë Patrick Mathys, shef në BAG
“Kemi arsye të mira për të qenë optimistë të kujdesshëm lidhur me situatën epidemiologjike”, ka thënë Patrick Mathys, shef i Seksionit të Menaxhimit të Krizave dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar në Zyrën Federale të Shëndetit Publik, në konferencën e sotme për media.
Tani kemi arritur një nivel prej rreth 2000 rasteve në ditë. Vlera R është gjithashtu në një nivel të ulët, ka shtuar Mathys, raporton srf.ch.
Më tutje ai ka thënë se Varianti indian është zbuluar deri më tash në afërsisht dhjetë raste në Zvicër, transmeton albinfo.ch. Informacioni më i hollësishëm rreth variantit është ende i paqartë në të gjithë botën, dhe studimet shkencore duhet të hulumtojnë edhe më tej rrezikshmërinë e mutantit, thotë Mathys.
Mathys ka thënë më tutje se 1.85 milion njerëz deri më tani kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës ndërsa 11 për qind janë plotësisht të vaksinuar.
Dhe, ai e ka thënë edhe këtë konstatim: Hapat e zhbllokimit të ndërmarra në prill nuk kanë pasur ndonjë efekt negativ në situatën epidemiologjike deri më tani.
Ky konstatim merr rëndësi për faktin se në çdo debat të mëparshëm rreth hapave të zbutjes është thënë se ata shtojnë rrezikun e shtimit të infeksioneve.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










