Lajme
Zvicër: Gratë shtatzëna futen në listën e më të rrezikuarve
Në varësi nga studimet të cilave u referohemi, rreziku për gratë shtatzëna është midis 1.5 dhe 5 herë më i lartë që sëmundja të ketë një zhvillim më të rëndë
Gratë shtatzëna janë kategoria më e re në listën e personave në rrezik nga koronavirusi. Ato kanë një rrezik pak më të lartë të zhvillimit të Covid-19 sesa gratë tjera, në të njëjtën moshë.
Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka vendosur të marrë këtë masë paraprake, duke u bazuar në mendimin e Shoqatës për Gjinekologji dhe Obstetrikë, shkruan SDA.
Kështu ka thënë të mërkurën në konferencën për media në Patrick Patrick Mathys, kreu i sektorit të menaxhimit të krizave dhe bashkëpunimit ndërkombëtar në BAG.
Por përse gratë shtatzëna futen tani në listë?
Mathys përgjigjet: “Ashtu sikur për shumë gjëra që lidhen me Corona, njohuritë dhe të dhënat e reja tani tregojnë se ekziston një rrezik paksa i rritur. Ne nuk i kemi pasur këto të dhëna më parë”, transmeton albinfo.ch.
Ndërsa Virginie Masserey, udhëheqëse e seksionit për kontrollin e infeksioneve në kuadër të BAG, thotë: “Është shumë e vështirë të thuash se sa e rrezikshme është me të vërtetë. Në varësi nga studimet të cilave u referohemi, rreziku për gratë shtatzëna është midis 1.5 dhe 5 herë më i lartë që sëmundja të ketë një zhvillim më të rëndë, përcjell albinfo.ch.
Kjo vlen sigurisht për vetë gruan shtatzënë. Por ne nuk mund të përjashtojmë që ekzistojnë edhe rreziqe të caktuara për shëndetin e fetusit. Virusi mund të infektojë edhe placentën, e cila mund të çojë në ushqimin e dobët të fetusit. Nëse një i porsalindur ka lindur me një infeksion, ai gjithashtu mund të jetë i rrezikuar. Megjithatë, ne ende nuk i njohim saktësisht rreziqet”.
E-Diaspora
-
Kumbaro u bën thirrje prindërve në diasporë: Regjistroni fëmijët në shkollat shqipe Ministrja shqiptare Mirela Kumbaro Furxhi u ka bërë thirrje prindërve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit që... -
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?












