Lajme
Zvicër-BE: Çfarë është qasja dypalëshe dhe pse është sërish në qendër të debatit?
Zvicra, ndonëse nuk është anëtare e Bashkimit Evropian, ka ndërtuar marrëdhënie të ngushta me BE-në përmes një sërë marrëveshjesh dypalëshe që mbulojnë fusha kyçe si transporti, lëvizja e lirë e njerëzve, tregtia dhe bujqësia.
Këto marrëveshje funksionojnë si kontrata ndërmjet Zvicrës dhe BE-së, duke siguruar pjesëmarrje të pjesshme të Zvicrës në tregun e përbashkët evropian, pa qenë formalisht anëtare. Ato synojnë të ruajnë lëvizjen e lirë të mallrave, shërbimeve dhe qytetarëve mes palëve, me ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e përditshme të qytetarëve dhe ekonominë zvicerane, transmeton albinfo.ch
Por marrëdhënia nuk ka qenë gjithmonë pa tensione. Në vitin 2021, Zvicra ndërpreu negociatat për një marrëveshje kornizë që synonte modernizimin e këtyre lidhjeve. Megjithatë, në dhjetor 2024, pas negociatash të gjata, u arrit një marrëveshje e re që do të paraqitet për konsultim publik nga Këshilli Federal.
Analistët theksojnë se sfida kryesore qëndron në balancimin e interesave: Zvicra kërkon më shumë përjashtime, ndërsa BE synon standardizim dhe qasje të barabartë. Marrëveshja e re pritet të vihet për votim popullor në rreth vitin 2028.
Ky debat ka rizgjuar interesin publik dhe politik rreth të ardhmes së marrëdhënieve Zvicër-BE dhe ndikimit të tyre në pavarësinë dhe ekonominë zvicerane.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë











