Lajme
Zvicër: BAG raporton 87,278 raste në 72 orët e fundit
Aktualisht janë 230 pacientë me Covid-19 në kujdes intensiv ose 15 për qind më pak krahasuar me javën e kaluar. BAG raporton 35 raste të reja të vdekjeve
Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka raportuar 87,278 raste të reja që kanë rezultuar pozitive për koronavirusin në 72 orët e fundit (gjatë fundjavës).
Kjo e vendos mesataren 7-ditore në 32,354 që është 23 për qind më shumë se në javën e kaluar, transmeton albinfo.ch.
Në trendin aktual, mesatarja 7-ditore e infeksioneve të reja dyfishohet afërsisht në çdo 24 ditë. Incidenca 14-ditore aktualisht është 4659.81, shkruan srf.ch.
BAG ka raportuar 247 pranime të reja në spital, mesatarja 14-ditore e të cilave është 96 në ditë.
1904 persona aktualisht po trajtohen në spital për Covid-19. Kjo është 3 për qind më shumë se në javën e kaluar.
Aktualisht janë 230 pacientë me Covid-19 në kujdes intensiv ose 15 për qind më pak krahasuar me javën e kaluar.
BAG raporton 35 raste të reja të vdekjeve. Mesatarja 7-ditore është 13 vdekje në ditë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














