Shkurt.ch
Zvicër: A do të shtyhet mosha e pensionimit në 66 vjet?
Me një iniciativë popullore synohet të arrihet që si burrat ashtu dhe gratë, të pensionohen në moshën 66 vjeçare
Të rinjtë e Partisë Liberale të Zvicrës (FDP) kanë bërë të ditur se do të iniciojnë një iniciativë popullore për zgjatjen e moshës për pensionim. Ata synojnë që me iniciativën e tyre të arrihet që si burrat ashtu dhe gratë, të pensionohen në moshën 66 vjeçare, shkruan srf.ch.
Në muajin gusht të këtij viti, para zgjedhjeve nacionale që mbahen në tetor, juniorët e FDP-së do të fillojnë grumbullimin e nënshkrimeve të nevojshme për këtë iniciativë, transmeton albinfo.ch. Ata janë marrë vesh për detajet e tekstit të iniciativës, në kongresin e mbajtur të dielën.
Ky tekst parasheh që mosha e pensionimit të fillojë të ngritet me hapa dymujorë, ashtu që nga fillimi i vitit të katërt pas votimit të kësaj iniciative nga populli, të hyjë në fuqi mosha 66 vjeçare për pensionim. Edhe mosha e pensionimit të grave do të përshtatet me atë të burrave, por te ato, ngritja në 66 vjet pritet të realizohet 6 vite pas votimit të iniciativës.
Në Zvicër, prej kohësh zhvillohet debat rreth nevojës për shtyrjen e moshës së pensionimit, shkruan albinfo.ch Kërkesat në këtë drejtim mbështeten në rritjen e moshës mesatare të zviceranëve dhe me uljen e numrit të të rinjve, gjegjësisht paguesve të kontributeve nga të cilat krijohet fondi i pensioneve.
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










