Shkurt.ch
Zvicër: 7 veta humbin jetën në male gjatë vikendit
Seria e aksidenteve me fund tragjik në malet zvierane ka filluar të premten
Fundjava që shkoi, ka qenë fatale për shtatë alpinistë në Zvicër. Moti shumë i mirë e me diell ka joshur gjatë dy ditëve të kaluara shumë zviceranë për t`u ngjitur maleve ose për të shëtitur. Por për 7 prej tre kjo ka përfunduar tragjikisht.
Seria e aksidenteve me fund tragjik ka filluar të premten, kur, në regjionin rreth majës së njohur të malit Matterhorn dhe në Weissmies kanë humbur jetën dy persona. Të shtunën në Tächhorns të kantonit Valis një alpinist ka rrëshqitur duke rënë në një greminë me ç`rast ka humbur jetën.
Të shtunën ka humbur jetën edhe një alpinist në Gspaltenhorn dhe një tjetër në Girenspitz në Wildhaus të Kantonit St. Gallen. Po atë ditë në majën e njohur Pilatus, afër Lucernit një person është përplasur në një shkëmb dhe për pasojë ka gjetur vdekjen. Një grua që po shëtiste në Dent de Lys, kantoni Freiburg po ashtu ka përfunduar tragjikisht ditën e shtunë.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore "Suksesi im elektoral bazohet në masë të rëndësishme në mbështetjen e komunitetit shqiptar" thotë Arber Bullakaj... -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën -
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore











