Lajme
Zvicër: 6,218 infeksione të reja dhe 8 vdekje gjatë tri ditëve të fundit
Me trendin aktual, mesatarja 7-ditore e infeksioneve të reja dyfishohet afërsisht çdo 18 ditë. Incidenca 14-ditore është aktualisht 362.92

Zyra Federale e Shëndetit Publik ka raportuar 6,218 raste të reja që ishin testuar pozitive për koronavirusin në 24 orët e fundit.
Kjo e vë mesataren 7-ditore në 2546 infeskione të reja në ditë, që është 32 për qind më shumë se në javën e kaluar, raporton srf.ch.
Me trendin aktual, mesatarja 7-ditore e infeksioneve të reja dyfishohet afërsisht çdo 18 ditë, transmeton albinfo.ch. Incidenca 14-ditore është aktualisht 362.92.
BAG po ashtu raporton 143 shtrime të reja në spitale, mesatarja 14-ditore e të cilave është 47 në ditë ose 45 për qind më shumë në krahasim me javën e kaluar.
720 persona aktualisht janë duke u trajtuar në spitale, për Covid-19. Kjo është 76 për qind më shumë se në javën e kaluar.
195 pacientë me Covid-19 aktualisht janë në kujdes intensiv. Kjo është 103 për qind më shumë në krahasim me javën e kaluar. Shtretërit e kujdesit intensiv në spitalet zvicerane (përfshirë shtretërit ad-hoc) aktualisht janë plot 74 për qind të zënë. Nga këto, 23 për qind janë të zënë nga të prekurit nga Covid 19.
BAG raporton 8 vdekje të reja nga koronavirusi. Mesatarja 7-ditore është 3 të vdekur.
Norma mesatare pozitive 7-ditore është aktualisht 13.5 për qind, transmeton albinfo.ch. Kjo do të thotë se nga 100 teste, mesatarisht rreth 14 teste ishin pozitive. Krahasuar me javën e kaluar, norma pozitive është rritur për 2 pikë përqindje.
Numri i testeve të realizuara në një mesatare prej 7 ditësh është 22,661 teste në ditë dhe kështu është rritur për 15 për qind në krahasim me javën e kaluar.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet Kozeta vlerësohet lartë në shkencë ...
-
Shkencëtari Ardian Jusufi zbulon se një lloj i “ketrave fluturues” mund të përdoren në robotikë
-
Mësojmë Shqip në Diasporë me “Metodë praktike për mësimin e gjuhës shqipe”
-
Mbi pozitën e gruas shqiptare, dhunën në familje dhe diversitetin
-
Artisti Sislej Xhafa, sjell ekspozitë të veçantë në Alpet e Zvicrës
Jeta në Austri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave Blerja e një shtëpie mbetet e papërballueshme për shumë familje. Sipas llogaritjeve të publikuara të mërkurën...
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz