Lajme
Zvicër: 5256 raste të reja dhe 11 vdekje në 24 orët e fundit
Një ditë më parë, të mërkurën, ishin raportuar 5596 raste të reja. Mesatarja 7 ditore e infeksioneve është 3497 ose 106 përqind më shumë se në javën e kaluar
Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka raportuar sot 5256 raste të reja që kishin rezultuar pozitive për virusin corona në 24 orët e fundit, shkruan srf.ch.
Një ditë më parë, të mërkurën, ishin raportuar 5596 raste të reja, duke arritur kështu një numër shumë të lartë, në krahasim me vendet tjera evropiane, në proporcion me popullatën, transmeton albinfo.ch.
Mesatarja 7 ditore e infeksioneve është 3497 ose 106 për qind më shumë se në javën e kaluar. Trendi është duke u rritur shumë shpejt në një nivel shumë të lartë, tërheq vërejtjen BAG.
Shkalla mesatare e rezultateve pozitive 7 ditore aktualisht është 17.7 për qind. Kjo do të thotë se nga 100 teste, mesatarisht afër 18 teste kanë rezultuar pozitive. Ndërkaq, pragu kritik prej 5 për qind ka kohë që është tejkaluar.
Sipas OBSH-së, tani po rritet rreziku që numri i raportuar i rasteve të mos mund të sigurojë një pamje të besueshme të mënyrës së përhapjes së virusit.
Në mesatareen 7 ditore janë realizuar 20,067 teste në ditë dhe kështu vëllimi i testimeve është rritur për 42 për qind krahasuar me javën e mëparshme.
BAG raporton 11 raste të reja të vbekjeve që kanë ndpdhur brenda 24 orëve të fundit.
Pranimet në spital kanë qenë 57 persona në ditë gjatë javës së fundit, përcjell albinfo.ch. Kjo është 66 për qind më shumë se në javën e kaluar.
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












