Lajme

Zvicër: 50% e nëpunësve të shtetit, në pension të parakohshëm

54 për qind e meshkujve, punonjës te shtetit, kanë dalë në pension të parakohshëm, Mosha mesatare e tyre është 63.6 vjeç

Pensionimi i parakohshëm është i shtrenjtë. Megjithatë, shumë zyrtarë e përdorin atë. Vetëm bankierët dalin në pension edhe më herët se zyrtarët shtetërorë

Dëshira për pension të parakohshëm është mjaft e përhapur. Por jo të gjithë mund ta përballojnë këtë luks. “Dalja e parakohshme në pension është shumë e shtrenjtë”, thotë Reto Spring, President i Shoqatës Zvicerane të Planifikuesve Financiar (FPVS).

“Shumica e njerëzve nënvlerësojnë se sa para duhet të jenë investuar në këtë. Sepse vitet e fundit para daljes në pension janë më të rëndësishmet për planifikimin e daljes në pension.”

Shumica e punonjësve të shtetit kanë dalë së fundmi në pension të parakohshëm. Në fondin federal të pensioneve Publica, 54 për qind e meshkujve dolën në pension të parakohshëm, siç shkruante “Neue Zürcher Zeitung”. Mosha mesatare e daljes në pension është 63.6 vjeç.

43 përqind e grave në kompanitë shtetërore morën pension të parakohshëm. Sipas gazetës, SBB, posta dhe qyteti i Cyrihut kanë raportuar shifra të ngjashme.

Zëvendësdrejtori i Zyrës Federale të Personelit tha se punonjësit po dalin në pension më vonë se 20 vjet më parë. Sipas gazetës, ai i referohej stafit të përhershëm të administratës federale: mosha mesatare e daljes në pension të burrave atje ishte 64 vjeç në fund të vitit 2023.