Lajme
Zvicër: 21 infeksione të reja brenda 24 orëve
Ndonëse më i madh se dje, edhe ky numër është mjaft i ulët dhe është brenda trendit të rënies së fuqisë së virusit
Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka raportuar sot 21 raste me koronavirus, që është një rritje e vogël në krahasim me një ditë më parë.
Të kujtojmë: dje, ditë e hënë ka pasur 10 infeksione të reja, që ishte numri më i ulët që nga ditët e para të regjistrimit të rasteve me koronavirus, shkruan albinfo.ch. Sidoqoftë edhe ky numër është mjaft i ulët dhe është brenda trendit të rënies së fuqisë së virusit.
Numri i vdekjeve të lidhura me sëmundjen e mushkërive Covid-19 në të gjitha kantonet, sot ka arritur në 1887, sipas agjencisë së lajmeve Keystone-SDA.
Ndërsa BAG ka treguar, si zakonisht, një numër tjetër të rasteve të vdekjes nga Covid-19. Sipas saj deri më sot janë 1614 të vdekur. Zyra Federale me këtë rast u referohet raporteve që laboratorët dhe mjekët kishin dërguar deri të martën në mëngjes, si pjesë e detyrimit të raportimit.
Deri më tani, janë kryer 350.099 teste në shkallë vendi. Sipas BAG, dhjetë për qind e këtyre kanë rezultuar pozitive.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












